Flash

Sarandë, tentohet të trafikohet një vajzë

Lapsi.al 10 October 2018
Sarandë, tentohet të trafikohet një vajzë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili ka tentuar të trafikojë shtetas të mitur.

Në pranga u vu Xhoni Qëndraj, nga Vlora pas denoncimit që bëri një 17 vjeçare me iniciale F.A, sipas të cilës Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

"Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete", sqaron policia.

Gjithashtu, Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin "Four" më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i të miturve" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI