Flash

Prokuroria sekuestron pamjet e videos së publikuar nga Salianji në Opinion

Lapsi.al 10 October 2018
Prokuroria sekuestron pamjet e videos së publikuar nga Salianji në

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar videon e transmetuar mbrëmë në programin “Opinion”, ku shfaqej Fredi Alizoti. Oficerë të Krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilesinë e provës materiale.

Sipas Prokurorisë, Fred Alizoti luajti rolin e imituesit të zërit të Agron Xhafaj. Ndërkohë mësohet se oficerët kanë shkuar edhe në ambientet e televizionit  ku u publikuan pamjet e deputetit të Partisë  Demokratike.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk ishte në dijeni  se po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, i cili i shkon për shtat mazhorancës.

“Je me ne, apo me ata”, i ka thënë  fillimisht Veliu, Alizotit. Alizoti shprehet se e ka takuar edhe  Balla me dy persona të tjerë. Ai tregon  sesi po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me “Babalen”.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI