Flash

Pas krizës/ 10 këshilla për Edi Ramën

Lapsi.al 10 October 2018
Pas krizës/ 10 këshilla për Edi Ramën

Pas skandalit spektakolar të rilindjes dhe prokurorisë me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti, një nga ish bashkëpuntorët e afërt të Edi Ramës, megjithëse sot është prishur përfundimisht me të, ka sjellë në Lapsi.al një dekalog këshillash se si duhet të sillet kryeministri tani që gënjeshtrat seriale duket sikur e kanë vënë me shpatulla për muri. Në pamundësi për të komunikuar direkt, ai ka vendosur t’i drejtohet publikisht ish mikut të tij në një përpjekje të fundit për ta shpëtuar…

1

Mos bëj më alibi për asnjë kriminel, se more në qafë ata dhe veten. Ndoshta dhe ty, dhe atyre u del më mirë të mbrohen me mendjen e vet.

2

Hiq dorë nga gënjeshtra, se Alizoti, Zagani, Riformato, Nuhu, Ervis Roshi ta kanë bërë të qartë se nuk di ta bësh.

Lexo më tej:

Rama i drejtohet me letër të hapur shqiptarëve/ Ku gabova me dëshmitarin e rremë

3

Mos fol më kurrë i pari vetë se njerëzit e tu po bëjnë lekë në paqe, ti u bëre gazi i botës dhe për llogari të tyre.

4

Mos e merr më përsipër i vetëm zgjedhjen e budallenjve pavarësisht se me kë janë. Sa kishe Adriatik Llallën në prokurori s’të hyri gjëmb në këmbë. Shkove i vure gjoksin kësaj bibës, Arta Markut dhe shiko se ç’gatoi.

5

Thuaj Fatmirit se tani nuk ka kuptim të ndërhyjë te këta të vettingut për këtë prokurorin Gent Osmani, ai u dogj si kartë.

6

Lehtësoje Endri Fugën nga shpërndarja e buxheteve të reklamave se ia ka varur propagandës që po shkon për lesh

7

Merr shembullin e doktorit se nuk mund të qerasësh kot Sandrin, pa kontrolluar Fevziun

8

Jep urdhër të mos shfaqen për disa kohë në ekrane dhe të shajnë PD-në Lenc Vangjeli dhe Muç Nano.

9

Vendos sa më shpejt atë ligjin e ashpër për shpifjen, se djajtë po dalin për ditë nga kontrolli.

10

Shto me urgjencë si Erdogani shprehjet për grusht shteti dhe rrëzim qeverie (si në rastin e Babales), se situata nuk kontrollohet më me mjete demokratike. Gjithë këto skandale mbyllen vetëm me arsenal të jashtëzakonshëm.

*Autori insitoi të mbetet anonim

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI