Flash

Panucci i magjepsur nga Uzuni: “Askush në skuadër si ai”

Lapsi.al 10 October 2018
Panucci i magjepsur nga Uzuni: “Askush në skuadër si ai”

Pak muaj më parë, kur ende luante për Laçin askush nuk e kishte vënë re. E pra Myrto Uzuni luante njësoj si bën tani me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Shpejtësi, fantazi, driblim, i kompletuar si sulmues krahu, finalizues i ftohtë si qendërsulmues, aftësi që për fatin e beratasit u shfaqën në Europë League, në atë gol që eleminoi Anorthosis dhe i bëri kroatët të bëhen konkretë në interesimin e tyre.

Pesë ndeshje aty dhe menjëherë thirrja për në kombëtare, e para për sulmuesin 23 vjecar. Pesë ditë nën urdhërat e Christian Panuccit dhe kaq mjaftuan që italiani të dashurohet me stilin e lojës së sulmuesit të tij të ri, nga i cili duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë më, duke parë elozhet që i dha përpara ndeshjes me Jordaninë, në miqësoren që do të luhet në mbrëmje (ora 20.00) në Elbasan.

“Kam thërritur edhe Uzunin, që kaloi nga Laçi tek Lokomotiva e Zagrebit – vlerësoi Panucci -. Ka bërë aty 5 ndeshje dhe erdhi për të ftesa në kombëtare. E kam të rëndësishme të them se jam shumë i lumtur për këtë lojtar, sepse në grup nuk kemi askënd me karakteristikat e tij”.

Për sulmuesin, në këtë pikë, duket i pashmangshëm debutimi kundër Jordanisë, nuk ka rëndësi si titullar apo jo, por një paraqitje në nivelin e elozheve të Panuccit mund të bëjë që Uzuni të jetë karta surprizë edhe pas katër ditësh në Izrael.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI