Flash

Numri dy i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë në zyrën e Fatmir Xhafës

Lapsi.al 10 October 2018
Numri dy i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë në

Minstri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur Zv. Presidentin e Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Peter Henzler në Tiranë. Në takim u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, ndërsa Xhafaj shprehu mirënjohjen për projektet që po zhvillohen me ndihmën e Gjermanisë, sidomos në fushën policore.

Fatmir Xhafaj: "Bashkëpunimi deri më sot ka qenë shumë i mirë dhe jemi shumë të interesuar që të thellohet e konsolidohet akoma më tej.”

Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes si për Gjermaninë ashtu edhe për Shqipërinë.

Peter Henzler: “Ne, duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI