Flash

Lushnje, hetimet për vasjen e kryeplakut nga konflikti për pronën tek lidhja intime

Lapsi.al 10 October 2018
Lushnje, hetimet për vasjen e kryeplakut nga konflikti për pronën

Mbi 20 persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen pranë banesës së ish-kryeplakut të fshatit Shegas të Lushnjes Qemal Halla, por ngjarja ende nuk ka autor. Pistat e hetimit ndërkohë shtrihen nga konfliktet e pronësise, tek dyshimet për një lidhje intime jashtëmartesore. Por nuk përjashtohet as vrasje për grabitje, pasi mësohet se 48 vjecari kishte një shumë parash me vete!

Ish kryeplaku i fshatit Shegas në Lushnje u vra mbrëmjen e së martës pranë banesës së tij. Qemal Halla u qëllua në kokë me një plumb pistolete sapo kishte zbritur nga makina e tij 100 metra nga shtëpia.

48 vjeçari ka vdekur në vend dhe autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Krisma u dëgjua nga fqinjët të cilët thanë se fillimisht nuk e kishin kuptuar cfarë kishte ndodhur. " Ishte ora 21 e 30", tha një prej fqinjëve.

Në zonë shkuan forca të shumta nga Policia lokale dhe efektivë të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë. Ata ngritën postoblloqe dhe ushtruan kontrolle, ndërsa kanë shoqëruar 22 persona në policinë e Lushnjes që po merren në pyetje, por ende nuk ka informacion nësë mes tyre është autori i dyshuar.

Fqinjët, por edhe policia e Shtetit në njoftimin zyrtar thotë se 48-vjeçari nuk ishte person problematik. Ai merrej me bujqësi, thonë të afërmit. "Në fshat dhe në lagje nuk ka pasur asnjë problem", thanë fqinjët.

Dyshimet janë se Qemal Halla mund të jetë vrarë për çështje pronesie, pasi ka një rezervat peshkimi, por një tjetër pistë është ajo e një lidhjeje intime të jashtëligjshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI