Flash

Kush është "Taulanti" që përgatiti dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti?

Lapsi.al 10 October 2018
Kush është "Taulanti" që përgatiti

Në video-përgjimin që i është bërë Fredi Alizotit, një prej të pandehurve në procesin gjyqësor për akuzën e inskenimit të përgjimit të Agron Xhafajt, ai tregon sesi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu e mori në shtëpinë e tij për ta çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Aty pranë, Fredi Alizoti tregoi se ishte takuar me një "Taulant" i cili kishte nisur ta provokonte dhe "t'i blinte mendjen" nëse ai mund të shndërrohej një dëshmitar i rremë në çështjen e Babales.

Fredi Alizoti e përmend disa herë "Taulantin" në bisedën ku nuk e dinte se po përgjohej, por asnjë herë nuk thotë se kush "Taulant" ishte që po i premtonte para në këmbim të dëshmisë së rreme. Fakt është që takimi është bërë në Tiranë, pranë prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ky "Taulant" duhet të ishte një njeri i besuar i Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut që të bëhej pjesë e një oferte të tillë.

BISEDA E PERGJUAR E FREDI ALIZOTIT

Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë  me prokurorinë, ç’është një lokal aty.

Tjetri – Po, ka shpinë aty

Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok

Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.

Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…

Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.

Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?

Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë

Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?

Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.

Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje?

Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI