Flash

I mori jetën Nicky Hayden, dënohet 1 vit burg

Lapsi.al 10 October 2018
I mori jetën Nicky Hayden, dënohet 1 vit burg

Një vit heqje lirie me dënim të pezulluar, heqje e patentës dhe pagesë të shpenzimeve ligjore. Ky është dënimi i dhënë nga Gjykata e Riminit për 30 vjeçarin romanjol që në 17 majin e vitit të kaluar me makinën e tij përplasi pilotin e Moto GP, Nicky Hayden.

Kampioni amerikan, që po pedalonte në rrugët e Misano, vdiq 5 ditë pas përplasjes së tmerrshme. Sipas hetimit, Hayden nuk do të kishte respektuar sinjalin "Stop" dhe makina që udhëtonte në rrugën kryesore e kishte tejkaluar kufirin prej 50 km / h.

Prokuroria, e cila kishte formuluar akuzën për vrasje në rrugë kundër shoferit, kishte kërkuar një vit e dy muaj burgim, duke njohur të gjitha rrethanat lehtësuese të rastit. Gjyqi u zhvillua me një procedurë të shkurtuar dhe për këtë arsye ndëshkimi do të reduktohet me një të tretën, ndërsa arsyet e dënimit do të depozitohen brenda 90 ditëve.

Të këshilluara

Milan akord për Paquetá, ylli i ri i Brazilit

Ndërsa kampionati është në pauzë për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve dhe tifozët janë të përqendruar në Ligën e Kombeve, Milan nuk humb kohë, madje përfi...

10:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI