Flash

Elisa Spiropali është e bindur që Taulant Balla s'ka gisht në dy skandalet qeveritare: Opozita po baltos Shqipërinë!

Lapsi.al 10 October 2018
Elisa Spiropali është e bindur që Taulant Balla s'ka gisht

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali thotë se opozita ka qëllim vetëm të baltos Shqipërinë pasi sipas saj tashmë ka nisur procesi “screening” për hapjen e negociatave. Sipas saj edhe sulmet ndaj Taulant Ballës bëhen sepse ai është kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

“Mjafton të lexoni letrën që përfaqësuesit e opozitës në Komitetin e Stabilizim-Asociimit i kanë nisur përfaqësuesve të BE-së, eurodeputetëve dhe kryetarit të Kuvendit, për të kuptuar që qëllimi është baltosja e Shqipërisë. Ne jemi përpara një vendimi shumë të rëndësishëm, që është çelja e negociatave. Kemi filluar procesin screening. E përfytyroni dot ju një burokrat europian apo një eurodeputet që lexon një letër të tillë ‘me pistoletë te koka komisarit të policisë’, në një kohë kur nga provat e Prokurorisë dhe nga filmimet del që ai nuk ka qenë atë ditë, sikurse del edhe nga qelizat e celularëve. Këto janë prova faktike, konkrete. Kanë dalë edhe videot e komisariatit, edhe pse kanë qenë sekret hetimor. Nuk ka njeri që t’u thotë: Si ka mundësi që ju po mundoheni të merrni peng fatin e Shqipërisë? Sepse këtu nuk po baltoset qeveria, por Shqipëria”, tha Spiropali në emisionin 'Top Talk' në Tch.

Të këshilluara

Durrës, arrestohet trafikanti me tre emra

Policia e Durrësit në bashkëpunim me “shqiponjat” e FNSH ka arrestuar shtetasin Ferdinand Tare, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge dhe krijimin e një o...

16:24

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI