Flash

Daçiç: Kosova nuk po e kupton në ç’situatë është. Shumë shtete do tërheqin njohjen e pavarësisë

Lapsi.al 10 October 2018
Daçiç: Kosova nuk po e kupton në ç’situatë

Ministri i Jashtëm i Serbisë vazhdon të përsërisë se është i sigurt se deri në fund të vitit do të ketë vende të tjera që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se pret që numri të bie nën 100, raporton Tanjug.

“Kjo është e rëndësishme për pozicionet negociuese, meqë nga Prishtina thuhet “pse të negociojmë me ju kur na kanë njohur 116 shtete”. Ata e kanë fiksuar këtë listë, ndërsa, siç është shprehur ai, kjo është një gënjeshtër e madhe, meqë disa vende i kanë tërhequr njohjet”, ka thënë Daçiç.

Sipas Daçiçit, Prishtina është në defanzivë të madhe dhe se ajo nuk po e kupton situatën në të cilën ndodhet, ndërsa (përfaqësuesit e saj – sqarim ynë) po kalojnë kohën më të gjatë në vendet që kanë njohur Kosovën që të mos e bëjnë tërheqjen e atyre njohjeve.

“Nuk po e kuptojnë se shumica e aktorëve më të rëndësishëm ndërkombëtar është shumë e interesuar që të arrihet një marrëveshje që do të bazohej në kompromis. Ata vetëm sa po e vështirësojnë pozicionin e tyre si pasojë e ekzistimit të mospajtimeve brenda elitës së Prishtinës”, sikur “qan dertin” e tyre ministri serb i Jashtëm.

Ndërsa fakti se Prishtina ende nuk e ka formuar Asociacionin e Komunave serbe, sopas tij, tregon se nuk e kanë ndërmend të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit./koha

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI