Flash

Çfarë di Rama për Babalen që kërcënon Bashën publikisht?

Lapsi.al 10 October 2018
Çfarë di Rama për Babalen që kërcënon

Kryeministri Edi Rama tha para gazetarëve “skenarin e plotë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si “Babalja”. Në një konferencë për gazetarët ditën e hënë Rama tha se bëhej fjalë për një skenar të cilit i veshi edhe një mantel misteri duke përmendur “skuta të zyrave shtetërore me histori spiunazhi”. Këtë të mërkurë, kreu i qeverisë bëri një tjetër reagim në Twitter pas akuzave të kreut të opozitës Basha, sërish me nota misteri.

“E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, - shkroi ndër të tjera kryeministri në Twitter. Pyetja është çfarë është “ajo pjesa e mbuluar që dinë ata të dy”?

Edhe në një postim të dytë në Twitter, gjatë pasdites, Rama bëri të njëjtin “kërcënim” duke shkruar: “Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot? E di, në hall je”, - thotë kryeministri Rama. Ose Rama po luan me blofin, ose duhet ta zbulojë atë që sipas tij e dinë vetëm ai dhe Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI