Flash

Befasia e çështjes Mayorga: Ronaldo nuk është i akuzuar dhe pas akordit të Ronaldos me amerikanen qendron Real Madrid

Lapsi.al 10 October 2018
Befasia e çështjes Mayorga: Ronaldo nuk është i akuzuar

Dalin të tjera detaje dhe shumë të rëndësishme në cështjen që prej javësh po bën xhiron e botës, përdhunimin e pretenduar që ndodhi në një hotel në Las Vegas në 2009, për të cilin Kathryn Mayorga akuzon Cristiano Ronaldo. Departamenti i policisë metropolitane të Las Vegas (LVMPD), ka mohuar disa deklarata të bëra nga avokati i Mayorga në ditët e kaluara dhe ka saktësuar: "Ronaldo nuk është i akuzuar për asnjë krim".

E ndërkohë ka marrë sqarim, për të hapur ndoshta një polemikë edhe më të madhe, cështja e akordit mes portugezit dhe modeles. Real Madrid e detyroi CR7 të paguajë Kathryn Mayorga. Lajmin e ka bërë publik e përditshmja portugeze 'Correio da Manha', sipas të cilit janë Los Blancos pas paktit të privatësisë të firmosur 9 vjet më parë.

Sulmuesi, po sipas gazetës ka qenë kundër pagesës së 375mijë dollarëve, por Real e shtyu ta bënte nga frika se mos diskreditohej.

Në atë kohë, Cristiano Ronaldo sapo kishte firmosur një kontratë milionare me Real dhe klubi shqetësohej për imazhin. Në muajt që pasuan festën famshme, shpjegon 'Correio da Manha', avokatët e Real u takuan disa herë për të zgjidhur punën në mënyrën më të mirë.

Akordi u arrit në janar 2010 kundër dëshirës së Ronaldos, që refuzonte të paguante për të treguar pafajësinë e tij.

Gazeta madje tregon edhe një tjetër detaj, shumë të rëndësishëm: pas raportit seksual, portugezi e modelja janë kthyer në diskotekë ku kanë qendruar për disa orë.

Këto detaje bëjnë pjesë edhe në strategjinë e avokatëve të Ronaldos për të rrëzuar akuzat kundër CR7.

Të këshilluara

Milan akord për Paquetá, ylli i ri i Brazilit

Ndërsa kampionati është në pauzë për shkak të impenjimeve të përfaqësueseve dhe tifozët janë të përqendruar në Ligën e Kombeve, Milan nuk humb kohë, madje përfi...

10:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI