Flash

‘Babalja’/ Rama ironizon Bashën: Si i bëhet të vërtetës o artist?

Lapsi.al 10 October 2018
‘Babalja’/ Rama ironizon Bashën: Si i bëhet të

Edi Rama ka reaguar sërish për dosjen ‘Babalja’, duke ironizuar Lulzim Bashën, që e cilëson si 'artist'.

Kreu i qeverisë pohon se të vërtetën nuk e mbulon njeri, dhe shkruan se Basha është në hall.

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?E di, në hall je?”, shkruan Rama.

Një orë më parë kreu i Partisë Demokratike publikoi një video në Facebook, në të cilën shprehej se Rama krijoi grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Grupi i posaçëm që ka krijuar Edi Rama për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj, duke falsifikuar prova e dëshmitarë dhe sulmuar këdo që rrezikon kriminelët” - shkruante Basha.

Të këshilluara

Durrës, arrestohet trafikanti me tre emra

Policia e Durrësit në bashkëpunim me “shqiponjat” e FNSH ka arrestuar shtetasin Ferdinand Tare, i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge dhe krijimin e një o...

16:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI