Flash

2500 Euro, ilaçe, armë e predha, zbulohet çfarë u gjet në xhupin e Fabian Gaxhës

Lapsi.al 10 October 2018
2500 Euro, ilaçe, armë e predha, zbulohet çfarë u gjet

 Zbardhen të tjera detaje nga hetimet për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Eljon Hatos në zonën e Bllokut. Mes sendeve të gjetura janë edhe canta e Fabio Alushit dhe xhupi i viktimës Fabian Gaxha. Brenda cantës se Gaxhës janë gjetur 2500 euro dhe një shumë e vogël parash shqiptare, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dhe dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit.

Një çantë lëkure e zezë me ngjyrë tjetër bezhë, me një rrip me mbyllje zinxhiri, ku brenda saj ndodheshin: 50 copë kartëmonedha prerje 50 euroshe, kartë identiteti me emrin Fabio Allushi, dëshmi aftësie në emër të Fabio Allushit, kartëmonedha prerje 1 mijë lekëshe një copë, 500 lekëshe 1 copë, 200 lekëshe 3 copë, një portofol lëkure ngjyrë e zezë, një palë çelësa kale, 2 copë, një tufë me 5 çelësa dhe një çelës can-am.

Në xhupin e viktimës, Fabian Gaxha, janë sekuestruar ndër të tjera, një celular i-Phone me ngjyrë të zezë me kartë, kartëmonedha prerje 50 euroshe 3 copë, kartëmonedha 2 mijë lekëshe 2 copë, kartëmonedha 1 mijë lekëshe 1 copë, si dhe kartëmonedha 200 lekëshe 2 copë, çakmak ngjyrë blu dhe çamçakiz “Cofresh”, kartë identiteti në emër të Rigers Gaxhës, datëlindja 26.07.1992, paketë “Marlboro” e bardhë me 7 cigare brenda, 2 medikamente me cigël “Epixxxr” dhe “Clonotril”, 1 çelës banese me mbishkrimin “Errebi”.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, me dy numra të fshirë, me krehërin me 13 copë fishekë, me kalibër 9mm, 11 gëzhoja me macerim të ndryshëm, një predhë dhe 5 tampona me mbetje biologjike dhe tampon me mbetje ADN-je.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI