Flash

Zhdukja e Presidentit të INTERPOL-it, Kina thotë se ai është nën hetim

Lapsi.al 9 October 2018
Zhdukja e Presidentit të INTERPOL-it, Kina thotë se ai është

Kina njoftoi të dielën se është duke e hetuar shefin e Inerpolit, Meng Hongëei, nën dyshime për keqbërje, dy ditë pasi që ai u raportua si i zhdukur.

Të premten policia u njoftua nga bashkëshortja e tij, e cila jeton në Lion, ku ndodhet selia qendrore e organizatës ndërkombëtare të policisë se në fund të shtatorit, Meng Hongëei ishte nisur për në Kinë dhe prej atij momenti nuk është bërë më i gjallë.

"Meng Hongëei është aktualisht nën hetime nga Komisioni Mbikëqyrës Kombëtar, nën dyshimet për shkelje të ligjit" u tha në një komunikatë të shkurtër të Agjencisë kineze kundër korrupsionit.

Interpoli tha më vonë se zoti Meng ka dhënë dorëheqje dhe Kim Jon Yang nga Koreja e Jugut do të jetë ushtrues detyre. Shefi i ri do të zgjidhet në takimin që mbahet nga 18 deri më 21 nëntor në Dubai.

Interpoli tha më herët se kishte kërkuar nga Kina që të sqarojë situatën e zotit Meng.

"Sot me 7 tetor, Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion të Francës, mori letrën e dorëheqjes së zotit Meng Hongwei si president i Interpolit, e cila hyn në fuqi menjëherë", thuhet në një deklaratë të Interpolit.

Meng, 64 vjeçar, zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë, u zgjodh për të drejtuar Interpolin me 192 anëtarë në nëntor të vitit 2016 për një mandat katërvjeçar. Ai është i pari zyrtar kinez që mbante këtë post, shkruan Zëri i Amerikës.

Në biografinë e tij publikuar në faqen e internetit të Interpolit thuhet se Meng Hongwei ka një përvojë 40-vjeçare në fushën e drejtësisë penale dhe në polici, gjatë së cilës është marrë me çështje që lidhen me institucionet ligjore, luftën ndaj drogës e terrorizmit, kontrollin e kufirit, çështje që lidhen me imigracionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Kur zoti Meng u emërua shef i Interpolit, grupet e të drejtave të njeriut shprehën shqetësimin se Pekini mund të përpiqet të shfrytëzojë pozitën e tij për të ndjekur disidentët jashtë vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI