Flash

Video/ Futbollistët e famshëm, karrige kokës funksionarit të shtetit

Lapsi.al 9 October 2018
Video/ Futbollistët e famshëm, karrige kokës funksionarit të
Probleme dhe të mëdha madje për Aleksandr Kokorin e Pavel Mamaev, që janë një hap larg shkarkimit nga Zenit e Krasnodar. Dy futbollistët kanë patur një mëngjes të cmendur në një bar në Rusi, ku janë filmuar nga telekamerat e sigurisë, si protagonistë të një agresioni në dëm të një funksionari të qeverisë ruse. Të dy, ndoshta të dehur, kanë sulmuar madje Kokorin ka hedhur një karrigë në drejtim të tij. Nuk është i ri në këto situata Kokorin, sulmuesi i Zenit, deciziv në ndeshjen e fundit të Europa League kundër Slavia Praga, por që tani rrezikon burgun. Dënimi më i rëndë në Rusi, mbi këtë situatë, është 5 vjet heqje lirie. Klubi, me një komunikatë për shtyp është distancuar nga ngjarja: "Dënojmë veprimin dhe po vlerësojmë masat që duhen marrë për lojtarin". Nuk e ka më mirë punën edhe Mamaev, mesfushori i Krasnodar që është përjashtuar nga skuadra në pritje të shkarkimit. Por dënimi I shpër vjen edhe nga Ministri i Sporteve, Pavel Kolobkov, që ka njoftuar përjashtimin nga kombëtarja për të dy lojtarët.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI