Flash

UFC, vjen edhe pezullimi pas sherrit masiv në ndeshjen McGregor-Nurmagomedov

Lapsi.al 9 October 2018
UFC, vjen edhe pezullimi pas sherrit masiv në ndeshjen

Për shkak të KO të rëndë në raundin e katërt të duelit të humbur me Khabib Nurmagomedov, Notorious McGregor nuk do të lejohet të ndeshet deri në 6 nëntor, ndërsa nuk duhet të ketë "asnjë kontakt" deri në 28 tetor.

Njeriu që e mundi irlandezin, Khabib Nurmagomedov, i ka shpëtuar pezullimit. Pas luftimeve veçanërisht të rënda, sportistët vlerësohen nga ekipet mjekësore të UFC-së, me një vendim që përcakton se kur ata mund të kthehen në stërvitje dhe aktivitet.

Dhe duke qenë se luftëtari irlandez u mund keq në raundin e katërt, duke parë ëndërrat e tij për titullin e peshave të lehta të zhdukeshin, McGregor duhet të qendrojë për pak kohë jashtë Oktagon.

Komisioni Shtetëror i Atletikës i Nevadas mund të mbajë të bllokuar të gjithë cekun prej £ 2.3million të McGregor, deri sa të përfundojnë hetimet në lidhje me sherrin masiv pas ndeshjes së të dielës. Të dy luftëtarët mund të goditen financiarisht si pjesë e hetimit dhe të pezullohen nga luftime të tjera në Las Vegas.

Filmimi i sherrit tregoi irlandezin, 30 vjeç, duke goditur grushtin e parë mbi kushëririn e Khabib, Abubakar Nurmagomedov, ndërsa të gjitha palët e përfshira në ngjarje do të përballen me intervista nga zyrtarët.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI