Flash

Tina Turner: Si shpëtova nga dhuna dhe vdekja

Lapsi.al 9 October 2018
Tina Turner: Si shpëtova nga dhuna dhe vdekja

“Në ditën që unë dhe burri im Ike u takuam përpara gjykatës kur isha 39 vjeçe, isha gati të fitoja lirinë time!”- nis rrëfimin e saj Tina Turner në autobiografinë “My Love Story”, nga e cila “Daily Mail” ka zbuluar disa fragmente.

Nga dhuna dhe abuzimet prej Ike Turner, tek dashuria e vërtetë me burrin e saj të dytë Erwin Bach 16 vite më të ri se ajo, me të cilin u martua në vitin 2013. Ishte pikërisht Erwin ai që i ka dhuruar një veshkë për ta shpëtuar nga vdekja.Sipas rrëfimit, Ike me të cilin ishte e martuar nga viti 1962 deri në vitin 1978, e rrihte vazhdimisht deri në pikën që të mendonte për vetëvrasje. Me Anna Mae Bullock, emri i vërtetë i këngëtares, nuk i kishte mbetur pothuajse asgjë.“Kur po e lija gjykatën pas ndarjes kisha vetëm emrin tim të artit, Tina Turner dhe dy Jaguar-ë që më kishte lënë Ike. Nuk kisha idenë se si do të paguaja faturat, qiranë. Por unë kam ecur përpara me vullnet dhe jam sot këtu ku jam”. – thotë këngëtarja. Ajo ishte viktimë e një njeriu të pabesë, të varuar nga droga i cili e abuzonte atë fizikisht. Turner ishte shumë keq psikologjikisht dhe u përpoq të kryente vetëvrasje, por mbijetoi.

Të këshilluara

Ed Sheeran lë pas Adele me shifrat e tij

Pak muaj më parë u zbulua se Ed Sheeran kishte lënë pas këngëtaren tjetër Adele, si muzikanti më i paguar në botë. Së fundmi sipas disa llogaritjeve del se Ed S...

13:25

Dakota Johnson,mama së shpejti

Aktorja e njohur, Dakota Johnson do të bëhet së shpejti nënë. Ajo dhe i dashuri i saj Chris Martin realizuan një festë të dielën për faktin se do të bëhen prind...

11:30

Adelina Tahiri publikon foton e djalit (FOTO)

Në gusht të këtij viti këngëtarja Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Jon.Ashtu si shumë VIP-a...

11:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI