Flash

Supermodelia në mbrojtje të CR7; "Ishte një zotëri i vërtetë"

Lapsi.al 9 October 2018
Supermodelia në mbrojtje të CR7; "Ishte një zotëri i

"Kam qenë e fejuar për 11 muaj me Cristiano Ronaldo, në kohët kur luante me Manchester United. Ishin 11 muaj dashurie". Raffaella Fico mbron kampionin portugez, që ka përfunduar në stuhinë e akuzave për përdhunim në 2009. "Kur ndodh dicka e tillë e merr gjithnjë me habi. Ronaldo është një djalë normal, i qetë, i thjeshtë, me mua ka qenë gjithnjë një zotëri i vërtetë".

Për Rai Radio1, shoëgirl nga Napoli ka rrëfyer lidhjen e saj me Cristiano Ronaldo. "Si sillej në shtëpi? Stërvitej edhe në shtëpi, muskujt e barkut zakonisht. Stërvitej pas darkës. Shikonte ndonjë film dhe relaksohej".

Dyshja u njoh në një lokal nate në Porto Cervo në mesin e qershorit 2009. Një dashuri e vërtetë, të paktën nga Fico, që për të përjavshmen 'Chi' deklaronte. "Besoj vërtetë në këtë ndjenjë. Kam frikë të gaboj. Nuk dua publicitet e nuk dua ta humbas. Dëgjohemi vazhdimisht me SMS e po mësoj portugalishten". Gjithësesi ndarja erdhi, por Fico ka vetëm kujtime të bukura dhe nuk arrin ti besojë akuzave që goditën kampionin e Juventus.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI