Flash

Sulmohet Faton Shoshi nga persona të maskuar

Lapsi.al 9 October 2018
Sulmohet Faton Shoshi nga persona të maskuar

Faton Shoshi menaxheri i famshëm i VIP-ave shqiptarë është sulmuar mbrëmë në Prishtinë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 23:00 në Prishtinë dhe Fatoni ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Menjëherë ai është dërguar në QKUK për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas “Lajmi.net” policia ka njoftuar se po kryhen hetimet e nevojshme dhe është arrestuar një person si i dyshuar për sulmin.

Në deklaratën e policisë për shtyp thuhet : “K.B mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është marrë në pyetje dhe menjëherë më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.”

Ndërkohë vetë Faton Shoshi është shprehur për “Lajmi.net” duke thënë: “Ka qënë diçka e vogël, as nuk më janë afruar, nuk ka ndodhur asgjë. Nuk është asgjë interesante.. Kanë tentuar të afrohen, po s’kanë mundur sepse isha me disa djem… Ata ishin me maska dhe nuk i kam njohur, pasi ndërhynë edhe shokët e mi nuk arritën të më bënin asgjë”.

Që të vërtetojë se është mirë dhe nuk ka ndodhur asgjë e rëndësishme ai sapo ka postuar një video ku duket që tymos shisha për qejfin e tij.

Të këshilluara

Tuna bashkëpunom me stilisten e Madonnës

“Chonga” ishte kënga që e riktheu gjatë kësaj vere, Tunën në tregun muzikor shqiptar, pasi mungoi për më shumë se 2 vite për t’u kujdesur për, Tian! Dhe duket s...

18:16

Ndryshimi në look i Post Malone (FOTO)

Post Malone është shumë i përfolur për lookun e tij të veçantë. Reperin jemi mësuar gjithmonë ta shohim me flokë të gjatë, që dhe e sinjifikonin atë. Mirëpo ...

16:25

Kapelja e Melania Trump shkakton polemika

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se po i mëshon gjithnjë e më shumë stilit të mesazheve të forta të përcjella përmes modës dhe zgjedhjes s...

16:24

Tina Turner: Si shpëtova nga dhuna dhe vdekja

“Në ditën që unë dhe burri im Ike u takuam përpara gjykatës kur isha 39 vjeçe, isha gati të fitoja lirinë time!”- nis rrëfimin e saj Tina Turner në autobiografi...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI