Flash

Rama hedh akuzën e fortë: Audio-përgjimi 'Xhafaj', një konspiracion për rrëzimin e qeverisë

Lapsi.al 9 October 2018
Rama hedh akuzën e fortë: Audio-përgjimi 'Xhafaj',

Për kryeministrin Rama, audio-përgjimi që pretendon se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është një konspiracion.

“Të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”, u shpreh kreu i qeverisë paraditen e kësaj të hëne.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama u pyet nëse do ketë akuzë penale ndaj ndonjë deputeti lidhur me “çështjen Babale”.

“Po të bëni gazetari i jepni përgjigje shumë shpejt këtyre pyetje dhe ja kishit dhënë përgjigjen shumë më parë se sa prokuroria të arrinte në konkluzione. Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha se kam angazhuar një grup të posaçëm për të mësuar të vërtetës. Do pres që e vërteta të dalë deri në fund. Unë s’marr vendime as jap pretenca, por të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”. - u përgjigj Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI