Flash

Skandali/ Del VIDEO ku Fredi Alizoti rrëfen presionet nga kreu i policisë Ard Veliu

Lapsi.al 9 October 2018
Skandali/ Del VIDEO ku Fredi Alizoti rrëfen presionet nga kreu i
Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan një video ku në një kamer të fshehtë Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt rrëfen krejt të kundërtën. Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës. “Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.  https://video.syri.net/upload/videos/2018/10/J1O3KaSIvOII2UUMOxk1_09_cf8dbdc6eacbd127a5ded25b0036f710_video_720p_converted.mp4   Lexo me tej:

Andi Bushati:“Hidhu nga ne”, rrëzimi i turpshëm i alibive të Ramës

    Biseda e zbardhur e Fredi Alizotit: Fredi - Tani do më dëgjosh ti mua? Tjetri - Po? Fredi - Nga 200 ulu 100 Tjetri - Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh? Fredi - Ti e  di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.  Tjetri - Si të ka marrë? Fredi - Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. … Fredi - Ky ropqiri tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë  me prokurorinë, ç’është një lokal aty. Tjetri - Po, ka shpinë aty Fredi - Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton. Fredi - E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok Tjetri - Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë. Fredi - Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta. Tjetri - Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e... Fredi - Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe. Tjetri - Ky drejtori i ri që është vënë? Fredi - po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë Tjetri - Kush drejtor, drejtori i Tiranës? Fredi - Ky Ard Veliu o vlla. Tjetri- Si, të erdhi të mori ty nga atje? Fredi - Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej. Tjetri - S’ke faj që je i lodhur  e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë Fredi - Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla. Tjetri - Po mirë pra mirë, presion është Fredi - Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropqira. Unë qetë, me qetësi, kupton ti. Tjetri - E ça thotë rrugës Fredi - Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë... Tjetri - Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti? Fredi - Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë Tjetri - Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte? Fredi - Me kostum Tjetri - Te ça lokali ishit? Fredi - Te një lokal aty mbrapa. Tjetri - Te pallatet e Sadriut? Fredi - Unë s’të gënjej o vlla   Tjetri - Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha Fredi- se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu.. Tjetri - O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur Fredi - Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra Tjetri - Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale.. Fredi - Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë Tjetri - Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda? Fredi - Ça të them unë tani? Tjetri - Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor. Fredi - Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore. Tjetri - Ça date ka qenë? Fredi - Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1. Tjetri - Në ç’orë, natën apo ditën? Fredi - Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite Tjetri - E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty? Fredi - Po, në darkë më kanë çuar. Tjetri - Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë? Fredi - Aty jashtë. Tjetri - E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj? Fredi - Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin. Tjetri - Të bëri noj çik presion Taulanti? Fredi - Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës. Tjetri - Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë. Fredi - Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha. Tjetri - Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti? Fredi - Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se… Tjetri - e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha? Fredi - Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta. Tjetri - Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha? Fredi - Po ku janë e (qesh) Tjetri - Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot? Fredi - Siç i kanë këta, aman ore Tjetri - E ça donte ai të me thënë ti ? Fredi - Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastelërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.  Tjetri - Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëjherë. Fredi - Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.  Tjetri - Edhe? Numër policie është ai? Fredi - Numri i këtij o vlla, privat. Fredi - Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI