Flash

Panucci pa doreza: “Nëse fitoj kisha të drejtë, nëse jo…katastrofë”

Lapsi.al 9 October 2018
Panucci pa doreza: “Nëse fitoj kisha të drejtë, nëse

Jordania do të jetë kundërshtari i parë për përfaqësuesen kuqezi, por duke qenë një miqësore, natyrisht që vëmendja është e përqendruar tek Izraeli, në Ligën e Kombeve, aty ku edhe tekniku Christian Panucci shpreson shumë të arrijë kualifikimin.

Situata e lojtarëve nuk është më e mira dhe italiani ka ndërmend ti japë minuta atyre që nuk i kanë, si Grezda, Mavraj apo Binaku, por në strategjinë e tij, një ide e ka për të administruar forcat, duke qenë se në Izrael e prêt një ndeshje e vështirë. Fitorja do të ishte e rëndësishme për kualifikimin, ndërsa humbjen italiani e kalon me batutë.

“Në radhë të parë do të mendojmë për Jordaninë, pastaj do të shohim Izrael-Skoci – I mori gjërat me radhë tekniku. Megjithatë një ide e kam si do të luajmë kundër tyre. Nëse fitojmë do të thotë se kisha të drejtë, nëse jo, atëherë si thoni ju… katastrofë”.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, italiani ka bërë një vlerësim për kundërshtarin, i cili është zgjedhur edhe për ngjashmërinë në lojë me Izraelin.

“Zgjedhja është bërë duke parë pozicionin e Jordanisë në renditje, por është e vërtetë që kanë njëfarë ngjashmërie në lojën e tyre. Janë një skuadër teknike, e përdorin mirë topin. Nuk kanë presion mbi vete, ndaj nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”

Cështja e kapitenit, me shiritin që ka kaluar në krahët e disa lojtarëve, që pas largimit të Lorik Canës ka gjetur zgjidhjen ideale sipas teknikut. Kapitenin do ta vendosin lojtarët, por Panucci saktëson se kjo nuk do të thotë se ai do të luajë gjithmonë….

“Kjo cështje është përfolur shumë. Kam folur edhe me lojtarët, edhe me presidentin. Kapitenin do ta vendosë grupi. Sigurisht unë do të kem peshën time në zgjedhje, por do ta vendosin lojtarët sipas meritave që djemtë kanë në sytë e tyre. Edhe një gjë, kjo nuk do të thotë se kapiteni luan gjithnjë”.

Shqipëria do të luajë të mërkurën në orën 20.00 kundër Jordanisë në Elbasan Arena, ndërsa katër ditë më pas do të zbresë në fushën e Izraelit në orën 20.45, për një 90 minutësh shumë të rëndësiëshëm për kualifikimin në Grupin C1.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI