Flash

Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Korenë e Veriut

Lapsi.al 9 October 2018
Kim Jong-un fton Papa Françeskun në Korenë e Veriut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar vendin. Lajmi u dha nga zyra presidenciale e Koresë së Jugut.

Ftesa për të vizituar Penianin do të dorëzohet nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili do të jetë në Vatikan javën e ardhshme, si pjesë e një udhëtimi në Evropë.

Kjo nuk është hera e parë që një Papë është ftuar në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut dhe Vatikani nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike.

"Gjatë takimit me Papa Françeskun, Moon do ti transmetojë mesazhin e Kim Jong-un se ai do ta mirëpresë Papën nëse viziton Penianin," - tha zëdhënësi i Moon, Kim Eui-kyeom.

Ftesa është 'gjesti i fundit pajtues' nga Koreja e Veriut. Kim zhvilloi një samit historik me Presidentin e SHBA, Donald Trump, më herët gjatë këtij viti dhe gjithashtu u zhvilluan tre takime ndër-koreane.

Në vitin 2000, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, ftoi Papa Gjon Pali II që të vizitonte Korenë e Veriut, pasi u citua të ketë thënë se do ishte mrekulli nëse Papa do shkonte atje.

Kjo ftesë erdhi në një samit me Presidentin e atëhershëm të Koresë së Jugut, Kim Dae-jung. Por vizita nuk ndodhi kurrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI