Flash

Dorëhiqet ambasadorja e SHBA në OKB. U deklarua kundër ndryshimit të kufijve për Kosovën

Lapsi.al 9 October 2018
Dorëhiqet ambasadorja e SHBA në OKB. U deklarua kundër ndryshimit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut ka qenë e papritur për administratën e Trumpit, por është pranuar nga presidenti amerikan. Të paktën kështu raportojnë mediat, ndërsa për momentin s'ka ende një reagim nga Shtëpia e Bardhë. Haley u konfirmua si ambasadore e SHBA në OKB në janar 2017. Disa ditë më parë ajo doli kundër deklaratës së bërë pak kohë më parë nga këshilltari për sigurinë kombëtare në SHBA, John Bolton, sa i përket idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E pyetur nga gazetarët për qëndrimin amerikan në dritën e deklarimit të mëhershëm të këshilltarit për siguri kombëtare John Bolton që “nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë rregullimin territorial’, ambasadorja shtoi se: "nuk mendoj se pozicionet tona kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individual në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI