Flash

BE thirrje për Ramën dhe Bashën: Punoni për reformën zgjedhore

Lapsi.al 9 October 2018
BE thirrje për Ramën dhe Bashën: Punoni për reformën

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë thirrje që partitë të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore. Përmes një deklarate, Luigi Soreca ka thënë se ndryshimet në kodin zgjedhor duhet të përfundojnë para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

“Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”- ka thënë ambasadori i BE.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI