Flash

BE dhe Shqipëria marrëveshje për luftë kundër krimit të organizuar, sillet sërish në vëmendje dosja 'Tahiri'

Lapsi.al 9 October 2018
BE dhe Shqipëria marrëveshje për luftë kundër krimit

Bashkimi Europian dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje të premten e kaluar për të forcuar koordinimin gjyqësor në luftën kundër krimit të organizuar. Vendi ynë bëhet i treti në Ballkan, pas Maqedonisë dhe Malit të Zi që e nënshkruan këtë marrëveshje. Për palën shqiptare firmosi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa nga EuroJust, Njësia e Bashkëpunimit Gjyqësor të BE, ishte presidenti Ladislav Hamran.

Në shkrimin e publikuar në faqen e  OCCRP, platforma investigative për krimin dhe korrupsionin, përmendet ndër të tjera edhe fuqizimi i grupeve kriminale në Shqipëri dhe mbështetja që ato gjejnë tek politika. Ilustrim për këtë thotë raporti, është rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më tej përmendet sasia madhe prej 613 kg kokaine që u kap në Durrës, protestat kundër qeverisë dhe shkrimi i Ramës në “Financial Times”, ku kryeministri tregon përpjekjet në luftën kundër drogës.

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI