Flash

Basha flet me emra: Bandat kontrollojnë vendin, menaxhohen nga Sejdini, Balla, Bushati e Xhafaj

Lapsi.al 9 October 2018
Basha flet me emra: Bandat kontrollojnë vendin, menaxhohen nga Sejdini,

Ashtu sikurse lajmëroi më herët Basha ka nisur bashkëbisedimin e tij më gazetarët. Ai përballë tyre nga selia e PD-së tha se jemi në një situatë kur institucionet janë shpartallua nga krimi. Ai tha se vendi sundohet nga bandat.

Në mes të qyteteve po ndodhin përplasje me armë, të cilat nxjerrin në pah, faktin që krimi është më i fortë se kurrë dhe kontrollon territorin dhe ekonominë. Organet e zbatimit të ligjit janë të shpartalluara dhe drejtuesit e tyre janë vënë në shërbim të krimit. Sot qytetet sundohen nga bandat që kontrollojnë  gjithçka, kontrollojnë pushtetin politik, ekzekutiv, parlamentin e drejtësinë. Nga Tirana në Vlorë, Shkodër e Durrës grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit. Kanë shtënë në dorë gjithçka. Kudo në qytetet tona gjithçka kontrollohet nga bandat” - u shpreh Basha.

Duke folur në veçanti për qytetet Basha tha se sot Elbasani menaxhohet nga bandat në bashkëpunim me kryebashkiakun Sejdini dhe deputetin Balla. “Asgjë nuk ka në Elbasan vec krimit”- theksoi Basha.

Duke u ndalur në Shkodër, Basha akuzoi sërish ministrin Ditmir Bushati për lidhje me bandën e Bajrajve. “Njeriu që përfaqëson Shqipërinë para ndërkombëtarëve ka angazhuar krerët e bandës Bajraj, është njeriu që flet më shumë me ta” theksoi Basha.

Akuzat më të rënda kryedemokrati i lëshoi  për qytetin e Vlorës, ku implikoi sërish vëllain e ministrit te brendshem, Agron Xhafaj.

Në Vlorë gjithçka sundohet nga banda e trafikut të drogës. 100 % të kontrollit të detit e kontrollojnë njerëz të klanit kriminal Xhafaj. E kontrollojnë në bashkëpunim me ortakët e tij në krim, vëllezërit Murataj. Mbajnë prokurorë në listë-pagesa, që tani po përdoren për të shkatërruar hetimin për trafikun e drogës.” – tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI