Flash

Aksident në Kukës, përplasen para spitalit 2 makina, plagosen 4 persona

Lapsi.al 9 October 2018
Aksident në Kukës, përplasen para spitalit 2 makina, plagosen 4

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Kukës. Policia thotë se dy makina u përplasën paraditen e sotme (9 tetor) në hyrje të spitalit të qytetit.

"Më datë 09.10.2018, në hyrje të spitalit, Kukës, janë përplasur dy mjete, mjeti tip "Benz ML", me drejtues shtetasin B.K., 26 vjeç, me mjetin "Benz" me drejtues shtetasin A.S., 24 vjeç. 

 Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit shtetasi A.S., dhe pasagjeri F.L., banues në Kukës, si dhe dy pasagjeret e mjetit tjetër, shtetaset T.T., rreth 68 vjeçe dhe R.K., rreth 70 vjeçe, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën",sqaron policia.

Policia Rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/10/VIDEO_-Aksident-në-hyrje-të-spitalit-4-të-plagosur.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI