Flash

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Sotiraq Lubonja, nuk e kaloi procesin e Vettingut

Lapsi.al 8 October 2018
Shkarkohet nga detyra gjyqtari Sotiraq Lubonja, nuk e kaloi procesin e Vettingut

Një tjetër gjyqtar ngec në sitën e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shkarkuar sot gjyqtarin e Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja. Ai ishte kandidat për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

ILDKP raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi gjatë seancës dëgjimore me këtë gjyqtar se Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.

Sa i takon vlerësimit të figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e gjen ate të përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI