Flash

Sherr me armë zjarri në Cërrik, plagosen dy të rinj

Lapsi.al 8 October 2018
Sherr me armë zjarri në Cërrik, plagosen dy të rinj

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Cërrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me inicialet G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cërrik.

Ky i fundit ka marrë plagë të lehta në dorë, ndërsa të dy ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi me inicialet B.H., sëbashku me shtetasin I.F., po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi Angjelo Zhelegu.

Burime zyrtare thanë se shtetasi B.H., ka parë shtetasin me inicialet G.K., me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.

Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi me inicialet J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

AKU bllokon 552 kg mish në Elbasan

AKU në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 552 kg mish të pa çertifikuar dhe ka vendosur 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekëve. "Gjatë kontrollit të ushtruar në t...

15:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI