Flash

Rona Nishliu: Kosova në Eurovizion

Lapsi.al 8 October 2018
Rona Nishliu: Kosova në Eurovizion

Rona Nishliu ishte këngëtarja që bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pasi arriti që ta radhiste Shqipërinë në vendin e pestë me këngën “Suus”, në “Eurovision”-in e vitit 2012.

Ndërsa prej kohësh u shkëput nga muzika, këngëtarja i dha fund beqarisë duke u martuar në muajin shtator të këtij viti.

Këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin “OGAE”, në Spanjë.

Video Player

00:00

00:15

“Fansat spanjollë të “Eurovision”-it janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid ishte një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, shkroi Rona në postimin e saj të fundit në Instagram.

Në rrjetin social këngëtarja nga Kosova zbuloi edhe projektin e saj më të fundit, për të bërë pjesë të festivalit evropian të këngës vendin e saj të lindjes.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it… Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, kishte shkruar një faqe e fansve të festivalit, të cilën Rona e përktheu në gjuhën angleze.

Të këshilluara

Kylie, gati për një fëmijë të dytë

Kylie Jenner është vetëm 21-vjeç, por dëshira që të sjellë në jetë një tjetër fëmijë është vërtetë e madhe.  Në një bashkëbisedim me fansat e saj në “Snapchat”,...

15:02

Tristan flet për tradhëtinë ndaj Klohe K

Një ndër lajmet që ka marrë vëmendje maksimale mediatike dhe që është komentuar shumë është tradhëtia e Tristan Thompson që i bëri bashkëshortes së tij Khloe Ka...

14:25

Alfio dhe Fatma pranojnë lidhjen

Ata nuk folën kurrë rreth kësaj çështjeje, edhe pse në lajme shkruhej prej kohësh se janë çift. Alfio Rrotani, fituesi i parë i “Masterchef Albania” dhe moderat...

13:50

Taylor Swift flet për qëndrimin e saj politik

Në një postim në Instagram këngëtarja tha: "Unë gjithmonë do të hedh votën time për atë kandidat që do mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut që besoj se n...

13:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI