Flash

Rama: Tritoli në shtëpinë Xhisielës i intereson opozitës

Lapsi.al 8 October 2018
Rama: Tritoli në shtëpinë Xhisielës i intereson

Kryeministri Rama la të kuptohet se shpërthimi i tritolit në shtëpinë e familjarëve të Xhisiela Malokut në fshatin Larushk të Krujës është vendosur nga opozita.

Duke njehsuar Partinë Socialiste me fisin e Rrajave, Rama tha se "edhe peshqit në det" e dinë se tritoli në shtëpinë e Xhisiela Malokut në këtë moment i intereson vetëm opozitës, duke mohuar përfshirjen e Partisë Socialiste apo fisit Rraja në këtë kërcënim të fundit.

Deklarata e kryeministrit bëhet ende pa kaluar disa orë nga shpërthimi, kur as policia, as prokuroria nuk kanë dalë në asnjë përfundim për hetimet, por tashmë si policët, ashtu edhe prokurorët e çështjes e kanë të qartë pistën ku duhet të vazhdojnë të hetojnë.

Dihet që konflikti i Xhisiela Malokut në historinë që denoncoi është me fisin Rraja, pasi qe djali i deputetit Rexhep Rraja që përfundoi në burg pas daljes së skandalit ku ai kishte torturuar ish të dashurën e tij në burg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI