Flash

Rama sfidë opozitës: Nëse Taulant Balla ishte në komisaritin e Krujës, do arrestohet

Lapsi.al 8 October 2018
Rama sfidë opozitës: Nëse Taulant Balla ishte në komisaritin

Edi Rama i ka lëshuar një sfidë opozitës për një nga detajet e historisë së Xhisiela Malokut, atë sipas të cilës Taulant Balla ishte në komisariatin e Krujës, kur Emiljano Nuhu u kërcënua me pistoletë në kokë.

Rama tha se është gati të urdhërojë arrestimin e Taulant Ballës, nëse del e vërtetë se ai ka qenë në Komisariatin e Krujës, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu thotë se është kërcëuar me pistoletë në kokë.

Rama iu referua letrës së deputetëve të opozitës, për ta përjashtuar Taulant Ballën nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit dhe iu drejtua me tone ironike ish Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha duke dalë garant se Taulant Balla nuk rezulton të jetë në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së Komisariatit të Krujës.

"Materialet filmike të komisariatit të Krujës, në ditën e ngjarjes së denoncuar nga heroi i "Babale 2" janë në prokurori, por si deputete thellësisht e shqetësuar nga mundësia e qëndrimit në një delegacion me një kriminel të armatisur dhe të maskuar si kryetar delegacioni, ti mund ti drejtohesh policisë me kërkesën për t'i parë ato materiale. Shko shikoji vetë nga fillimi në fund filmimet e videove të komisariatit. Nëse do gjesh aty Taulant Balën apo heroin që Taulanti e ka kërcënuar me pistoletë në kokë, unë do të votoj bashkë me ty, jo për të hequr Taulantin nga drejtimi i delegacionit në Bruksel, por për  t'i hapur rrugë arrestimit të tij, pasi ta kemi kallëzuar të dy në prokurori. Të jap fjalën publikisht për këtë" u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI