Tritol Xhisielës, Rama del garant për Rrajat, 25 vjeçarja akuzon Partinë Demokratike
Kanabisi/ Gjenerali i Guardia di Financia kundër Ramës Sado haluçinant të duket ky qëndrim, le të provojmë për një çast të shkojmë pas fijes së tij llogjike. Le të pranojmë se biseda e përgjuar e Albert Veliut ishte një shpikje. Le të besojmë se Saimir Tahiri është i pastër si bora dhe se e gjitha ishte një gënjeshtër e Dritan Zaganit. Le të bindemi se Taulant Balla ka qenë për peshk dhe nuk ka shkelur kurrë në Krujë dy vitet e fundit. Pra le t'i marrim këto të mirëqena dhe fajësojmë edhe ne "mejhanen e Shqupit të shndërruar në kinostudio". Të imagjinojmë për një çast se fajet e vetme në këtë vend i ka PD. Por përsëri, as kështu nuk del llogaria. Sepse pa u bërë dy vite denoncime rresht, lidhja e Saimir Tahirit me Habilajt quhej një çmenduri. Ata që guxonin vetëm ta shqiptoinin, etiketoheshin si makineri balte dhe bashkëpuntorë të një bashkëpuntori të trafikantëve. Sepse pa u bërë zhurmë për denoncimin e “Babales”, Agron Xhafaj do vazhdonte të endej ende i lirë rrugëve të këtij vendi dhe do vijonte të bënte para me bizneset e tij, megjithëse i shmangej një vendimi të formës së prerë në Itali. Sepse pa u vënë gishiti mbi Taulant Ballën dhe pa u denoncuar dhuna makabre, Xhisiela do vazhdonte të keqtrajtohej dhe askush nuk do pranonte ta merrte denoncimin ndaj përdhunuesit të saj me pushtet. Natyrisht, shembujt e mësipërm nuk janë një justifikim i tezës se e keqja luftohet përmes së keqes. Se duhen prodhuar gënjeshtra për të shkuar tek e vërteta. Por, ato tregojnë se në rastin më të mirë, vënia në vend e drejtësisë është ndihmuar nga denoncimet e kundërshtarëve të Ramës dhe se në rastin më të keq, pa “shpikjet” e tyre, keqëbërësit do të vazhdonin të krekoseshin të pandëshkuar. Ky është thelbi i problemit. Kjo është përgjigjja që duhet të japë kryeministri: pse ai ka ngritur një sistem aq të korruptuar dhe të kriminalizuar, sa duhen “shpikur” stuhi të tëra për të t’u vënë në vend të vërteta të thjeshta. Por, nga që s’bën dot këtë, Rama merret me opozitën. Ndonëse, që prej zgjedhjeve të shkuara, ai nuk ka më punë me të. Që kur i kërkoi shqiptarëve votën për të bashkëqeverisur, ai llogarinë duhet ta japë para aleatëve të koalicionit të vet. Atyre duhet t'u shpjegojë, se pse nuk shkëputej dot nga Saimir Tahiri derisa problemin e tij ia ngritën në Berlin, se pse e favorizonte vëllain e ministrit dhe pse e mbronte djalin e deputetit? Ai s’ka dot një përgjigje për “aleatin” e vet popull, prandaj ka shpikur gjetjen absurde: “Unë qeveris, fajet i bën opozita”. ©Lapsi.al