Flash

Rama keqardhje për Rrahmanin, asnjë fjalë për torturat ndaj Xhisielës

Lapsi.al 8 October 2018
Rama keqardhje për Rrahmanin, asnjë fjalë për torturat ndaj

Kryeministri Rama shprehu keqardhjen për deputetin e Partisë Socialiste, Rrahman Rraja që siç tha ai gjendet në një moment të vështirë, me djalin në burg dhe me bashkëshorten në një gjendje të vështirë shëndetësore në spital.

"Sot djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin se po kalon një moment shumë të vështirë, pranë shtratit të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Edhe si baba, me një djalë që është aty ku e meriton të jetë, por kush është pjesë e këtij grupi parlamentar ka marrë përsipër të jetë ndryshe" tha Rama, duke shumëzuar me zero të gjitha faktet që tregojnë se djali i deputetit shkoi në burg vetëm kur historia u bë publike në media nga oficeri Emiljano Nuhu dhe as që kishte ndërmend të dorëzohej menjëherë në duart e drejtësisë.

Rama tenton ta shesë këtë histori si shembull se PS është ndryshe, sërish duke mos llogaritur faktin se deri kur historia nuk ishte publikuar në media, Xhisiela u detyrua të tërheqë disa herë denoncimet për shkak të dhunës së Rrajave.

Kjo është hera e parë që kreu i qeverisë jep përshtypjet e tij për deputetin Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet se torturoi vajzën jetime nga fshati Larushk i Krujës.

Rama nuk kishte shprehur në asnjë moment keqardhje për 25 vjeçaren e rrahur, poshtëruar, kërcënuar, djegur me cigare dhe goditur disa herë për shkaqe xhelozie apo për të tërhequr denoncimin nga policia.

Reagimi i Ramës është i njëjtë me atë të disa viteve më parë, kur në vend të ngushëllonte nënat e 4 të vrarëve nga Konstandin Xhuvani, i shprehte keqardhjen ish deputetes së tij Luiza Xhuvanit për "gjëmën" që i ndodhi.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI