Flash

Pas Taulant Ballës, edhe Maksi Beca mohon akuzat e Sali Berishës

Lapsi.al 8 October 2018
Pas Taulant Ballës, edhe Maksi Beca mohon akuzat e Sali Berishës

Reagon i riu, që sipas ish-kryeministrit Berisha ishte personi i dënuar për trafik kokaine, e që kishte dalë në foto me deputetin e PS-së, Taulant Balla.

Pas mesazhit të postuar nga Berisha në faqen e tij në Facebook dhe pak pas përgënjeshtrimit që bëri vetë Balla, se fotoja ishte nje montazh i dështuar, ka reaguar Maksi Beca, me një shënim në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Ballën dhe as e ka takuar ndonjëherë. “Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty”- shkruan ai.

Sali Berisha Maksi Beca jam te kam pas idhull. Nuk e prisja qe do me beje mik me zor te ketij ushtarit te Edi Rames. Nuk e kam taku nojhere kete Taulantin e ps. Sa kohe kam qene ne Shqiperi kam votuar vetem per ty. Nuk e prisja qe ti nje dite do merreshe me mua.

Denoncimi i Berishes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në profilin e tij të Facebook, në mbishkrimin e së cilës shkruan se në këtë foto, është Taulant Balla dhe Maksim Beço, që sipas tij, Beço është arrestuar në 2015 për trafik kokaine.

“Foto lajm: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! sb”, shkruan Berisha.

Një ditë më parë, Taulant Balla tha se nuk e kishte njohur kurrë këtë person dhe se foto e Berishës ishte e montuar. Për të provuar këtë nxorri një foto tjetër ku shfaqej me kryeministrin Rama, por mes dy fotove kishte dallime të dukshme.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI