Flash

Me syze ‘Gucci’ dhe makinë të 2017-ës/ Kush e ‘financon’ Xhisielën dhe e mëson të flasë… për tritolin?

Lapsi.al 8 October 2018
Me syze ‘Gucci’ dhe makinë të 2017-ës/ Kush e

Me syze firmato dhe me një makinë të re luksoze Xhisiela Maloku, është paraqitur sërish para gazetarëve dhe ka folur sot për ngjarjen e tritolit të vendosur në shtëpinë e gjyshit të saj, duke fajësuar Partinë Demokratike dhe opozitën. Ajo ka dhënë një prononcim për gazetarët, të cilët kanë shkuar pranë shtëpisë së gjyshit të saj, por kësaj radhe ka folur nga gabina e një makine të bardhë.

Xhisiela nuk ka shkuar me taksi siç ka thënë herët e tjera për të folur për mediat, por është shfaqur në timonin e një makine luksoze.

Gazetarët i kërkuan Xhisielës që të dal dhe të fliste jashtë automjetit, por ajo ka preferuar të qëndrojë brenda makinës së re.

Mediat kanë treguar se makina është një “PEUGEOT 208” e viti 2017.

Kjo makinë në gjendje të përdorur sipas kërkimeve në internet kap vlerën e 9 mijë eurove.

Ndërkohë që me kilometra zero tek koncensionari shkon deri në 19-20 mijë euro.

Makina “Peugeot 208” me targa “AA 114 TT”, figuron e regjistruar në emrin e koncensionarit të makinave “Peugeot” në Tiranë, “AVEL SHPK” dhe jo në emrin e Xhisieles.

Po ashtu Xhisiela gjatë prononcimit nuk ka hequr dhe syzet e saj “Gucci”, të cilat nëse janë origjinale, kanë kosto prej rreth 400 eurosh, shumë që nuk justifikohet për një vajzë që nuk ka punuar ndonjëherë dhe që ka mbaruar një shkollë private./Panorama

Të këshilluara

AKU bllokon 552 kg mish në Elbasan

AKU në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 552 kg mish të pa çertifikuar dhe ka vendosur 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekëve. "Gjatë kontrollit të ushtruar në t...

15:26

Rama qeveris, fajet i bën opozita!

Fjalimi i Edi Ramës para deputetëve është përshkuar nga një llogjikë absurde: “ne qeverisim, opozita gabon”. Sipas tezave të tij, të shqiptuara me zë të ulur dh...

13:29

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI