Flash

"Lul Berisha, Shullazi, Ymer Lala, Rragami" Basha tregon banditët që mblodhën vota për Ramën

Lapsi.al 8 October 2018
"Lul Berisha, Shullazi, Ymer Lala, Rragami" Basha tregon banditët

Duke prezantuar paketën për ‘Çlirimin e zgjedhjeve nga krimi’, Basha ka përmendur të fortët dhe bandat që PS ka angazhuar në zgjedhje dhe që i kanë mbledhur votat për Rilindjen e Ramës.

"Ngjarjet kriminale të javëve dhe ditëve të fundit, në tërësi, kanë pasur pa përjashtim një të përbashkët: Kudo ku ka krime të rënda, ka lidhje të autorëve me zgjedhjet. Bajrat e Shkodrës, kriminelë të rrezikshëm ndërkombëtarë, u kthyen në punëtorë elektoralë për PS. Përgjimet e tyre tregojnë se ata flasin më shumë me politikanë se me kriminelë. Nga Ditmir Bushati e drejtues të tjerë të kupolës në Tiranë tek politikanë socialistë në Shkodër.

E njejta gjë në Elbasan, ku pushteti i krimit nga Çelajt tek Sanxhaktarët me shokë e Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit janë një e të pandarë dhe ku bandat janë kthyer në faktorin më të rëndësishëm zgjedhor.

Saimir Tahiri u lidh me krimin që në opozitë dhe u kthyer në nyjen kyçe të lidhjes së botës së krimit me kupolën rilindase. Më shumë vota Edi Ramës i sollën kriminelët e Tahirit me anë të kërcënimit e dhunës sesa fushata elektorale.

Në Durrës, bandat e Lul Berishës, Plarent Dervishit me shokë, qeverisin dhe kontrollojnë të gjithë aktivitetin e institucioneve vendore.

Në Vlorë kaluan nga banda e habilajve që kontrollonte gjysmën e Vlorës tek banda e Xhafës, që kontrollonte 100% të Vlorës, të tokës dhe detit.

Në Dibër, Ymer Lala.

Në Korçë, Rragami.

Në Tiranë, ndonëse në arrest e disa prej tyre në burg, ngë Emiljano Shullazi tek Dritan Dajti me shokë vazhdojnë të diktojnë vendimet politike dhe priten e presin nga qelitë e burgut, në audiencë, politikanë dhe kolegë të tyre të rrjeteve kriminale ndërkombëtare. Ky është fakt.

Prokuroria mban peng një sërë hetimesh ku vërtetohet se krimi ka qënë dhe mbetet një nga shtyllat zgjedhore të PS-së. Në Polici dhe në Prokurori ka regjistrime telefonatash dhe mesazhesh teledonike midis Vangjush Dakos dhe grupeve kriminale, midis Ulsi Manjës dhe grupeve kriminale, midis Damian Gjiknurit dhe grupeve kriminale, mes Taulant Ballës dhe grupeve kriminale dhe mes Edi Ramës dhe kriminelëve më famëkeq të vendit" u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI