Flash

Letra e Mayorga për Ronaldon në 2010: "Do më pëlqente t'i tregoja botës se kush je"

Lapsi.al 8 October 2018
Letra e Mayorga për Ronaldon në 2010: "Do më pëlqente

Detaje të reja dalin cdo ditë në lidhje me cështjen më të përfolur, atë të akuzave ndaj Cristiano Ronaldos për përdhunim. Kathryn Mayorga, viktima e pretenduar e dhunës seksuale të portugezit, është mësuar se bashkë me akordin e heshtjes, firmosur në 12 janar 2010, ka shkruar edhe një letër të gjatë gjashtë faqe, drejtuar drejtpërdrejtë Ronaldos.

Në letër, Mayorga shkruante se sihte penduar që kishte pranuar para në këmbim të heshtjes: "Do të më pëlqente ti tregoja botës se kush je në të vërtetë". Ajo letër ishte pjesë e akordit: avokatët e CR7 duhet tia lexonin portugezit, por me sa duket nuk e kanë bërë kurrë. Dhe në këtë pikë, avokatët e Mayorga po kapen për të zhvleftësuar akordin.

Nëntë vjet e tre muaj nga «incidenti», Mayorga ndryshoi mendje. Ka punësuar një avokat e ka bërë një denoncim të ri tek autoritetet në Las Vegas. E kishte bërë edhe pak orë pas dhunës së pretenduar. Saktësisht në 14.16 të një dite më pas nga nata e inkriminuar. Në regjistrim, centralisti i policisë ka shpjeguar që gruaja në anën tjetër të telefonit po qante. Në 14.30 një patrullë mbërriti në shtëpinë e saj dhe gjysëm orë më pas me kërkesë të saj ishte shtruar në University Medical Center për tiu nënshtruar kontrolleve.

Nga atëherë, pjesa kryesore e provave është zhdukur, ndërsa vajza pretendoi se ishte dekurajuar nga agjentët e policisë, që u morën me hetimin.

Të këshilluara

Legjendari John Terry tërhiqet nga futbolli

Në moshën 37 vjecare dhe pas një sezoni të fundit me Aston Villa, John Terry anuncion tërheqjen nga futbolli i luajtur me një postim në Instagram. Emri i tij ës...

15:18

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI