Flash

Lajmi i fundit/ A doli bllof ekspertiza angleze për Xhafën?

Lapsi.al 8 October 2018
Lajmi i fundit/ A doli bllof ekspertiza angleze për Xhafën?

Më në fund nga prokuroria ka dale një dokument i shkruar ku jepen disa të dhëna për përgjigjet që ekspertiza britanike ka dhënë lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafës. Konkluzioni i tij është se kompania private ku janë çuar mostrat "JP French Associates", nuk merr përsipër të vërtetojë nëse në përgjim dëgjohet zëri i Agron Xhhafajt apo zëri i kunatit të Babales, Fredi Alizoti që nga prokuroria shqiptare akuzohet se ka bërë aktorin me pagesë.

Siç shikohet edhe në materialin me përgjigje që "JP French Associates",  ka kthyer ajo nuk merr përsipër të thotë se kush ka folur ne copëzat e incizuara me Albert Veliun.

Pra edhe britanikët nuk arrijnë ta përligjin tezën e Ramës që foli menjëherë pas publikimit se kishte provën e qartë të një trukimi nga një laborator shkencor ndërkombëtar. Kjo bisedë u çua fillimisht në Itali nga e cila nuk erdhi përgjigje. Dhe vetëm pas tre muajsh kompania angleze ka kthyer një përgjigje por që nuk përligj versionin e pushtetit. Atë tani për tani e mbështet vetëm prokuroria kamikaze e Arta Markut.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Ben Affleck flet për betejën me alkolin

Ben Affleck konfirmoi se përfundoi procesin e rehabilitimit, program në të cilën u regjistrua në muajin gusht për të trajtuar varësinë e tij me alkoolin. Ish-ba...

15:33

Pse u arrestua Emily Ratajkowski

Ceshtja e Bret Kavanaugh po merr në Shtetet e Bashkuara përmasa që i kapërcejnë parashikimet. Me qindra persona që protestonin përpara Gjykatës së Larte të vend...

13:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI