Flash

Kujdes nga ky mesazh që mund t'ju vijë në Facebook

Lapsi.al 8 October 2018
Kujdes nga ky mesazh që mund t'ju vijë në Facebook

Facebook ka paralajmëruar përdoruesit se duhet të kenë kujdes nga një mesazh që mund t’ju vijë, i cili është mashtrim. Sipas rrjetit më të mëdha social, ky mesazh pretendon se ka një problem me llogarinë e përdoruesve të caktuar.

Mesazhi i rremë thotë se profili juaj është klonuar, domethënë që dikush tjetër ka hapur një profil të ngjashëm duke përdorur të dhënat tuaja; emrin, foton dhe informcione të tjera.

Në mesazhin e rremë shkruhet: “Përshëndetje…Dje më erdhi një tjetër kërkesë miqësie nga ju, të cilën e injorova dhe ndoshta duhet të kontrolloni llogarinë tuaj. Mbani të klikuar këtë mesazh deri sa të shfaqet opsioni “forward”, dhe më pas klikojeni”.

Facebook njofton se këtë mesazh duhet ta injoroni nëse ju vjen një i tillë dhe i këshillon përdoruesit që thjesht ta fshijnë. Kompania bën me dije gjithashtu se nuk ka asnjë rrezik virusi nëse e hapni këtë mesazh. Thjesht fshijeni nga kutia juaj postare.

Nëse mendoni realisht se profili juaj në Facebook mund të jetë klonuar, thjesht duhet të kërkoni dhe të kontrolloni për profil të ngjashëm me atë tuajin. Nëse iu rezulton diçka e tillë, ateherë duhet t’i bëni “report”. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI