Flash

Këto do të jenë palltot më "in" të sezonit

Lapsi.al 8 October 2018
Këto do të jenë palltot më "in" të sezonit

Ardhja e sezonit të ri nënkupton vetëm një gjë: duhet të mendojmë për një pallto.

Pavarësisht se temperaturat nuk janë ulur sa për të veshur një të tillë, shpesh njerëzit përgatiten për të ftohtin dhe e blejnë që tani.

Përpara se ju të merrni një vendim për të blerë një pallto, ne ju sjellim 9 trendet që duhet t’i dini.

1.Pallto me printet e kafshëve

Nuk e kemi fjalën vetëm për ato me printe leopardi, por zgjidhni mes printeve të zebrës apo gjarprit.

2.Pallto lëkure

Zgjidhni ato të gjatat dhe me rrip në mes.

3.Pallto lustrafin

Nëse pallto e lëkurës është shumë retro për ty, atëherë zgjidh atë të stilit lustrafin.

4.Pallto e fryrë

Mund të zgjidhni mes gjatësive të ndryshme.

5.Pallto me kuadrate

Kuadratet janë kudo këtë sezon dhe duhet të guxoni me një pallto të tillë.

6.Pallto ngjyrë bezhë

Kjo është palltoja që nuk zëvendësohet lehtë me asnjë tjetër.

7.Pardesyja “oversize”

Zgjidhni mes ngjyrave neutrale.

8.Pallto pastel

Bluja pastel është ndër ngjyrat më të preferuara, por mund të zgjidhni edhe mes rozë, jeshiles apo portokallisë.

9.Palltot prej plasmasi

Janë perfekte për ditët me shi.

Të këshilluara

Si të shmangni ndarjen në lidhjen tuaj

Pasi përfundon një histori duhet të analizojmë arsyet pse nuk funksionoi në mënyrë që mos të përsërisim të njëjtat gabime. Disa nga mënyrat për ta shmangur ndar...

19:18

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI