Flash

Juventus zbarkon në Tiranë: në tetor hapet Akademia bardhezi

Lapsi.al 8 October 2018
Juventus zbarkon në Tiranë: në tetor hapet Akademia bardhezi

Ka mjaftuar Juventus Junior Camp, e pak kohëve më parë, që bardhezinjtë ta shohin nga pikëpamja strategjike Shqipërinë. Gjigantët italianë do ta hapin në 15 tetor edhe Akademinë e futbollit, Juventus Tirana, që fillimisht do të ketë në focus grupmoshat nga U-5 deri në U-15. Gjithcka e projektuar nga bardhezinjtë, që do të punojnë me fëmijët në kompleksin sportive në Kamëz e do të jetë një mundësi për të realizuar ëndërrën e shumë prej tyre që dëshirojnë të mbajnë veshur fanellën e Juventus.

Drejtor i Akademisë Juventus Tirana, Dritan Metaj, ka sqaruar objektivat primare: Për të promovuar këtë hap të rëndësishëm, që megjithatë nuk lidhet me potencialin e zbulimit të talenteve, por aplikimin e një metodologjie fituese, atë Juventus, ka qenë prezent Marco Degortes, i zonës menaxheriale të Akademive Juventus: “Projekti Juventus Akademi nuk është një project relativ, që lidhet direkt me zbulimin e talenteve. Eshtë një project ku ne i japim mundësinë fëmijëve të bëjnë aktivitet, sipas metodologjisë Juventus. Dhe ajo nuk lidhet vetëm me anën teknike, por ti formojë këta fëmijë si futbollistë të ardhshëm”

Stafi do të përzgjidhet me kujdes, ashtu si ka shpjeguar Degortes, por në të ardhmen do të jetë mundësia që në Akademinë Juventus Tirana të punojnë edhe trajnerë italianë për më shumë eksperiencë. Natyrisht, bardhezinjtë nuk pretendojnë të kenë përfitimi nga kjo inisiative, por që është qartë një lëvizje për të përhapur edhe më shumë brandin Juventus nëpër botë, ndonëse këtu është gati po aq i njohur sa në Itali.

“Këtë javë kemi bërë një kurs informacionit për trajnerët që do bëjnë pjesë në Akademi - tha Degortes. Mes tyre është një trajner, që ka bërë kampin e para pak kohe këtu, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një përzgjedhje më të plotë dhe po shohim mundësinë për të sjellë edhe ndonjë trajner italian. Sepse na intereson edhe të formojmë trajnerë të kualifikuar dhe për këtë po vlerësojmë mundësinë e bashkëpunimit me universitetin e sportit në Tiranë.”

Intersant është fakti i kompeticionit, sepse mes Akademive zhvillohet edhe kampionati Botëror, në të cilin Juvetus Tirana do të marrë pjesë, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Të këshilluara

Legjendari John Terry tërhiqet nga futbolli

Në moshën 37 vjecare dhe pas një sezoni të fundit me Aston Villa, John Terry anuncion tërheqjen nga futbolli i luajtur me një postim në Instagram. Emri i tij ës...

15:18

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI