Flash

Gjykata jep vendimin, 45 ditë burg për Gledo Hotin, qëlloi me armë ne sherrin ku u vra Fabiol Gaxha

Lapsi.al 8 October 2018
Gjykata jep vendimin, 45 ditë burg për Gledo Hotin, qëlloi me

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë 'arrest me burg për 45 ditë' për Geldo Hotin, personin e arrestuar në tentativë për tu arratisur në Greqi, pas ngjarjes që ndodhi në ish-Bllok ku një person u vra dhe dy të tjerë u  plagosën.

37 vjeçari Hoti u ndalua mbrëmjen e 5 tetorit në Kakavijë në tentativën për tu larguar nga Shqipëria. Ai  dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë përplasjes me armë mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Policia e ndaloi rreth orës 20:05 dhe më pas u shoqërua për në Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Emri i të ndaluarit në Kakavijë ishte një emër i ri që dilte në këtë ngjarje, deri mbrëmjen e djeshme, pasi policia paraditen e po asaj dite kishte deklaruar tre persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia deklaroi dje se ishin arrestuar shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa ishin  shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI