Flash

"Dueli"/ Rama: Basha do pushtetin në tavolinë, përgjigjet Basha: Në pushtet do të vij më votë

Lapsi.al 8 October 2018
"Dueli"/ Rama: Basha do pushtetin në tavolinë,

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist se Lulzim Basha kërkon pushtetin në tavolinë.

“Që të bëjmë votime elektronike në 2 apo 3 zona pilot për zgjedhjet vendore, thonë se nuk duan. Por çfarë duan këta? Jua them unë sepse ma ka thënë Luli: duan pushtetin në tavolinë, me marrëveshje. Një herë unë, një herë ai. Por, kjo është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap edhe gjysmën e zemrës, por këtë gjë nuk ia jap dot sepse pushteti nuk është i yni, por i atyre që kanë votën”, tha Rama.

Lulzim Basha i ktheu përgjigje në distancë kryeministrit, duke thënë se nuk i ka kërkuar kurrë pushtet në tavolinë Ramës, pasi, siç tha ai, Partia Demokratike do të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI