Flash

Babalja ka folur me një aktor? Dyshimet mbi variantin e prokurorisë

Lapsi.al 8 October 2018
Babalja ka folur me një aktor? Dyshimet mbi variantin e prokurorisë
Pak nga pak prokurori po nxjer në publik copza bisedash mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit që vërtetojnë ato që ka thënë Edi Rama se përgjimi i Argron Xhafajt është një lojë me aktorë e inskenuar plotësisht. Në dokumentat që ka bëtë publike Top Channel  “dëshmitari X”, komunikon në telefon me Fredi Alizotin, duke pretenduar se në audio-përgjim ishte ai që shtirej si Agron Xhafa. "Përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë" thotë kronika e Top Channel. Aty prezumohet se dikush tjetër që ishte i interesuar për këtë skandal do të paguante paratë që nuk i kishte dhënë ende për inskenimin Fredi Alizoti: E takova. Jo këtej, jo andej, jam keq, po dridhej. Albert Veliu: Ore, thuaji, bëj likuidimin që kemi lënë thuaj, kaq asgjë në botë. O Fredi vëlla, se me atë s’kam lidhje fare kontakti. Besomë, se jam në azil. Për shpirt të plakës. Unë flas me anë të tjetrit me kosovarin. Thuaj, o vëlla më bëj likuidimin, si e lamë, thuaj. Në të njëjtën ditë, Alizoti dhe “Babalja” flasin sërish, ku ky i fundit e vë në dijeni se e kishin mbajtur katër orë dhe e kishin pyetur. Por pjesa më e rëndësishme është biseda që Alizoti bën me numrin 974 në 12 qershor. Aty, Alizoti tregon se ka bërë rolin e Agron Xhafës. Fredi Alizoti: Ai muhabeti jam unë. E kape filmin ti? Unë bëra sikur isha vëllai i atij, e ke parasysh? Dëgjon, bëra sikur isha vëllai i atij? Do merrnin nga një qindshe për njeri, dyqind përnjëherë. Ai më tha mua do marrim njëqindshe. Unë i thashë mirë një qindëshe, i thashë nëm një 20 tëshe, e kupton vëlla, asnjë 20 asgjë iku ky muhabet. Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se në 3 biseda, Alizoti pranon qartësisht, se është aktori i Agron Xhafajt dhe se ai shprehet i zhgënjyer që Albert Veliu nuk i kishte dhënë paratë. Madje shkohet edhe në supozimin se këto para duhet ti paguante deputeti demokrat Ervin Salianji me të cilin është takaur në datën 20 tetor të vitit 2017 ndërsa më 21 tetor 2017, ai ka vendosur kontakt edhe me gazetarin Jetmir Olldashi. Nëse me Fredi Alizotin që qenka një njeri që u shitka dhe u blika dhe bëka aktorin fallco, pra nëse me të nuk është manipuluar njësoj si me Xhisielën, kjo do të ishte një njollë e madhe turpi për opozitën. Por gjithësesi, që ajo të bëhet plotësisht e besueshme publiku duhet të njihet me ekspertizën e një laboratori të specializuar ndërkombëtar. Pa pasur atë dhe pa u çertifikuar ai që konsiderohet si "manipulim" nga një arbitër i pavarur dhe i besueshem asnjeri nuk do të bindet nga konkluzionet e prokurorisë të kapur nga socialistët (lexo poshte). ©Lapsi.al

Përgjimi i Babales/ A mund të shfajësohet Xhafaj përmes Arta Markut

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI