Flash

Audio-përgjimi/ Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Pse i vonon?! Nxirri tani!

Lapsi.al 8 October 2018
Audio-përgjimi/ Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Pse i
Basha i kërkon Ramës të nxjerrë ekspertizën për audiopërgjimin që implikon vëllain e Fatmir Xhafajt në trafiqe droge. "Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani!" - shkruan Basha. Basha deklaroi më herët ditën e sotme se shqiptarët nuk kanë një qeveri që punon për ta, por një qeveri që mbron krimin dhe kriminelët. Por i menjëhershëm ka qenë replika e Ramës, i cili në një postim në Tëitter me ironizon Bashën, e ndër të tjera e pyet se çfarë e lidh atë me kriminelët dhe se kush e lidhi me Babalen. Postimi i plotë: “Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë”, shkruan Rama. ramaa

Të këshilluara

AKU bllokon 552 kg mish në Elbasan

AKU në Elbasan ka bllokuar një sasi prej 552 kg mish të pa çertifikuar dhe ka vendosur 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekëve. "Gjatë kontrollit të ushtruar në t...

15:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI