Flash

Akuza të reja për Ronaldo: "Një tjetër femër është ngacmuar seksualisht"

Lapsi.al 8 October 2018
Akuza të reja për Ronaldo: "Një tjetër femër

Cdo ditë që kalon shton telashet e Cristiano Ronaldos i cili mund të akuzohet për një tjetër përdhunim.  Avokati Leslie Stoval ka zbuluar një tjetër grua që, "pretendon se ka marrë të njëjtin trajtim nga Cristiano Ronaldo".

Leslie Stoval ka deklarauar për mediat amerikane mundësinë për ta zgjeruar edhe më shumë cështjen: "Jam kontaktuar nga një tjetër femër. Por nuk është vetëm kaq. Dua të flas me ish të dashurat e futbollistit, femra që e njohin në mënyrë intime: do të ishte e rëndësishme të kuptohej sjellja e tij. Do të shkoj edhe në Angli nëse është e nevojshme" ka thënë ai.

Fjalët e avokatit të Mayorga nga shtete e Bashkuara janë publikuar nga Corriere della Sera. Gruaja tjetër që akuzon Ronaldon nuk është shfaqur me emër e mbiemër. Ajo mbetet e panjohur, edhe pse gjeneralitet i janë dorëzuar nga Stoval policisë së Las Vegas.

Për Ronaldon është që tani një situatë e vështirë, e nëse dalin edhe raste të tjera, si kjo që pretendon Stoval, atëherë furtuna që do të përplaset mbi portugezin do të ishte edhe më e fortë. Për momentin  Ronaldo refuzon të gjitha akuzat, por gazeta gjermane Der Speigel ka shkruar sot se lojtari ka arritur tia mbyllë gojën akuzueses Katheryn Mayorga me një pagesë prej 325 mijë eurosh që është arritur mes tyre,  po ashtu edhe me një test të HIV-it për ta siguruar atë që nuk është në rrezik. Der Speigel botoi edhe faksimile të kontratës mes tyre ku shihet  dokumenti i nënshkruar nga Cristiano Ronaldo dhe Katheryn Mayorga për ta blerë heshtjen e gruas amerikane pas përdhunimit. Aty pohohet se futbollisti ka kërkuar falje që ka kryer marrëdhënie seksuale në anus me gruan amerikane në vitin 2009.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI