Flash

Aksident tragjik në Nju Jork, përplaset limuzina me dasmorë, 20 të vdekur

Lapsi.al 8 October 2018
Aksident tragjik në Nju Jork, përplaset limuzina me dasmorë, 20

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në Schoharie, New York State, ku të paktën 20 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.

Një limuzinë që transportonte një delegacion drejt një dasme u përplas me një automjet tjetër për arsye që ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet policore. Sipas disa dëshmitarëve, limuzina po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Përplasja ndodhi në kryqëzimin e “State Route 30” dhe “State Route 30A” në qarkun e Schoharie, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit të shtetit Albany.

Sipas Neë York Post, një pjesë e të ftuarve në dasmë ndodhej në limuzinë. Përplasja me automjetin tjetër, për policinë e Nju Jorkut, ndodhi rreth orës 13.55 lokale të shtunën.

“Albany Times Union” njofton se limuzina është bllokuar duke përfunduar në parkingun e mbipopulluar të një restoranti, kafene “Apple Barrel”, ku është përplasur me disa kalimtarë. Nuk është e qartë se sa nga viktimat ishin brenda dy automjeteve të përfshira dhe sa kalonin në këmbë.

Të këshilluara

Astrit Patozi: Referendum për Babalen

Bëje revolucionin, po pate këllqe, o derdimen, por jo për Babalen. Se partia, që ke privatizuar dhe i ke marrë emrin me qera prej 5 vjetësh, nuk e bëri dot atë ...

18:11

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI